Logo
Rreth Nesh

Rreth Nesh

Njohuni më mirë me historinë dhe vlerat tona.

Qumështorja Sharri – Opojë

Historiku i fabrikës

2005
  • Fabrika e qumështit Sharri Opoj është themeluar me datën 25 dhjetor 2005 ne fshatin Kuk te SHARRIT me qëllim të grumbullimit, përpunimit dhe tregtimit të qumështit të freskët, duke u bazuar në traditën shumëvjeçare të blegtorisë dhe përpunimit të produkteve të qumështit. Që nga fillimi, fokusi kryesor ka qenë sigurimi i produkteve cilësore, të shëndetshme dhe të sigurta për konsumatorin.

  • Me zhvillimin e teknologjisë, fabrika ka investuar vazhdimisht në pajisje moderne për pasterizim, homogjenizim dhe fermentim të kontrolluar, duke respektuar standardet higjieno-sanitare dhe sigurinë ushqimore. Proceset e prodhimit realizohen sipas praktikave të mira të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë.

  • Gjatë viteve, fabrika ka zgjeruar gamën e produkteve duke përfshirë qumësht të pasterizuar, kos, ajkë (shmand), djathë sharri tradicional, djathë të bardhë dhe produkte të tjera të qumështit, duke u përshtatur me kërkesat e tregut dhe nevojat e konsumatorëve.

  • Sot, fabrika e qumështit SHARRI përfaqëson një kombinim të traditës dhe teknologjisë moderne, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe mbështetjen e fermerëve vendorë.

Qumësht natyral
Qumësht natyral
Qumësht natyral

Qumështorja Sharri - Opojë

Rreth qumështit

Qumështi grumbullohet nga fermerët e fshatrave të Sharrit, ku bagëtitë kullosin në Bjeshkët e Sharrit, në lartësi mbi 1000 metra. Atje gjithçka është natyrale: uji i bollshëm burimor dhe kullotat e pasura sigurojnë qumësht të pastër dhe me cilësi të lartë për prodhimet tona.

Nga malet e Sharrit deri te tryeza juaj, çdo pikë qumështi rrjedh nga tradita dhe natyra e paprekur e këtyre viseve, duke na mundësuar produkte të shëndetshme dhe 100% natyrale.

Qumështorja Sharri – Opojë

Pse produktet tona dallojnë?

Produkte të freskëta e natyrale që sjellin kujdes dhe shije të pastër çdo ditë në tryezën tënde.

100% natyrale

Nga natyra në tryezë

Pa aditivë dhe pa përbërës artificialë, çdo produkt ruan freskinë dhe shijen e pastër natyrale, duke ofruar cilësi dhe kënaqësi në çdo lugë.

Për çdo familje

Shije që bashkon

Jogurt, kos, ayran dhe djathë të përgatitur me kujdes nga qumështi i freskët, për të shoqëruar çdo vakt, duke sjellë shije të butë, freski natyrale dhe kënaqësi të shëndetshme për të gjithë familjen.

Produkt

Prodhime vendore

Produkt

100% Natyrale

Produkt

Traditë

Produkt
Produkt
Produkt

Procesi i prodhimit

Shikoni procesin e prodhimit të produkteve tona, nga mbledhja e qumështit deri te paketimi final. Çdo hap kryhet me kujdes dhe respekt për traditën dhe cilësinë.