Logo
Main

Nga natyra në tryezën tuaj!

Qumeshtorja Sharri - Opojë

Sharri 100

Qumështorja Sharri - Opojë

Produkte të freskëta nga qumështi i pastër

Nga qumështi i mbledhur në Opojë, prodhojmë jogurt, kos, ayran dhe djathë me cilësi të lartë. Çdo produkt është i përgatitur me kujdes për të ruajtur shijen natyrale dhe freskinë që familja juaj meriton.

• 100% natyrale
• Pa aditivë
• Të freskëta çdo ditë

Shiko më shumë
Produkt qumështi
Jogurt
Kos
Djathë
Produkt tjetër
Produkt tjetër

Traditë

Traditë

Cilësi

Cilësi
Qumështorja Sharri

Shije

Shije
Fabrika

Qumështorja Sharri - Opojë

Fabrika jonë dhe proceset

Në fabrikën tonë, çdo produkt kalon nëpër procese të kontrolluara dhe të standardizuara. Qumështi i freskët merret me kujdes dhe përpunohet me teknologji moderne, duke ruajtur cilësinë dhe shijen natyrale në çdo hap të prodhimit.

Nga mbledhja deri te paketimi, ne përmbushim standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë, duke garantuar produkte të pastra, të freskëta dhe 100% natyrale për familjen tuaj.

Kualitet

Besueshmeri

Siguri

Qumështorja Sharri – Opojë

Pse produktet tona dallojnë?

Produkte të freskëta e natyrale që sjellin kujdes dhe shije të pastër çdo ditë në tryezën tënde.

100% natyrale

Nga natyra në tryezë

Pa aditivë dhe pa përbërës artificialë, çdo produkt ruan freskinë dhe shijen e pastër natyrale, duke ofruar cilësi dhe kënaqësi në çdo lugë.

Për çdo familje

Shije që bashkon

Jogurt, kos, ayran dhe djathë të përgatitur me kujdes nga qumështi i freskët, për të shoqëruar çdo vakt, duke sjellë shije të butë, freski natyrale dhe kënaqësi të shëndetshme për të gjithë familjen.

Loading...
Qumësht natyral
Qumësht natyral
Qumësht natyral

Qumështorja Sharri - Opojë

Rreth qumështit

Qumështi grumbullohet nga fermerët e fshatrave të Sharrit, ku bagëtitë kullosin në Bjeshkët e Sharrit, në lartësi mbi 1000 metra. Atje gjithçka është natyrale: uji i bollshëm burimor dhe kullotat e pasura sigurojnë qumësht të pastër dhe me cilësi të lartë për prodhimet tona.

Nga malet e Sharrit deri te tryeza juaj, çdo pikë qumështi rrjedh nga tradita dhe natyra e paprekur e këtyre viseve, duke na mundësuar produkte të shëndetshme dhe 100% natyrale.

Rreth fabrikës së qumështores Sharri – Opojë

Shiko më shumë

Procesi i prodhimit

Shikoni procesin e prodhimit të produkteve tona, nga mbledhja e qumështit deri te paketimi final. Çdo hap kryhet me kujdes dhe respekt për traditën dhe cilësinë.